Nga Rajoni
7 October 2026
Tasholli pas reagimit të BE’së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel

Ismail Tasholli nga “Liria ka emër”, e cila njëherit është edhe organizatore e protestave në diasporë, i është kundërpërgjigjur BE-së, duke ju thënë se përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel.

Tasholli ka thënë se pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë, duke treguar se protestat e organizuar nga “Liria ka emër” do të vazhdojnë.

“BE-ja do ta marrë përgjigjen e kosovarëve dhe mërgatës shqiptare më 10 tetor në Bruksel. Pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë. Protestat e “Liria ka emër” nuk ndalen! #LiriaKaEmër”, ka shkruar Tasholli



Të ndryshme
Më shumë
Izet Mexhiti: Visar Ganiu ka fituar në Çair31 October 2021
Blerim Bexheti: Përuruam rrugën e rekonstruar në vendbanimin Bojanë 7 September 2021
MPB: 557 persona janë dënuar për mosmbajtje të maskës28 June 2020