ShowBiz
8 October 2026
Ngacmohet sërish për mbulesë, Alba Pollozhani me përgjigje epike

Alba Pollozhani është përballur me një pyetje ngacmuese gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë”, ku u rikthye një deklaratë e saj e bërë gjatë qëndrimit në Big Brother.

Gazetari i tha me humor: “Prisja të vije me shami”, duke iu referuar deklaratës së mëparshme të Albës se do të mbulohej dhe do t’i përkushtohej më shumë fesë islame.

Pollozhani iu përgjigj me të njëjtën frymë, duke bërë edhe një batutë për veshjen e saj.

"Pse, a nuk është shami kjo? Blici e bën efektin e vet, se kështu më e mbuluar duket", tha ajo.

Deklarata e saj në Big Brother, ku foli për vendimin për t’u mbuluar, kishte tërhequr vëmendje të madhe dhe vazhdon të komentohet edhe sot.

Me përgjigjen e fundit, Alba zgjodhi ta trajtojë situatën me humor, pasi nuk e mbajti premtimin.

E njëjta ka dhënë më pas edhe arsyet, duke bërë të ditur se kjo gjë do të ndodhë në të ardhmen. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Bullizuan me vogëlushen, Dafina reagon ashpër ndaj Albi Nakos dhe Erjona Rusit13 October 2021
Trepça rinovon me Beçiragiq, synon vazhdimësinë e sukseseve24 March 2026
Në prag të ndeshjes së nesërme, Zidane gëzon tifozët e Real Madrid 7 August 2020