Nga Rajoni
8 October 2026
Diplomatja Harxhi: Presidentja e Kosovës është me origjinë nga Shkodra

Diplomatja Edit Harxhi ka folur të mërkurën në emisionin “Now me Erla Mëhillin” për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Kosovës.

Harxhi u ndal te origjina e presidentes së re, duke treguar për lidhjet e familjes së saj me Shkodrën dhe Prizrenin.

“E fundit që për mua ka rëndësi është që ajo është me origjinë nga Shqipëria. Zonja Shiroka është me origjinë nga Shkodra, ata janë katolikë të Shkodrës të cilët kanë jetuar në Prizren në lagjen e katolikëve. Babai i saj ka qenë argjendari i filigranit në Kosovë Simon Shiroka. Ajo ka qenë e martuar nga familja Pula, është një familje e njohur nga Gjakova. Babai i saj ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm te ajo. Për mua është shumë e bukur që është katolike”, tha Edit Harxhi.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës me 81 vota, në votimin e zhvilluar në ditën e fundit të afatit kushtetues. Ajo më herët ka drejtuar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave.



Të ndryshme
Më shumë
VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Filipçes: Nuk ka plan as strategji për pandeminë22 September 2020
Finance Think rekomandon rritje graduale të çmimit të derivateve të naftës në Maqedoni29 June 2021
Brikena shtatzënë? Kuptohet e vërteta20 September 2026