ShowBiz
8 October 2026
Tha se do të futet në Big Brother, Sheki suspendohet pas njoftimit

Pak ditë më parë, Shefqet Hoxha - Sheki konfirmoi në një intervistë për ATV se do të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5.

Ai tregoi se një nga arsyet kryesore që e bindi të pranonte ofertën ishin kushtet financiare, pasi pjesëmarrësit paguhen çdo javë.

Sheki tha se vitin e kaluar ishte ftuar, por nuk ishte dakorduar me produksionin, teksa këtë vit palët gjetën gjuhën e përbashkët.

 

Ai gjithashtu deklaroi se nuk i ka ndjekur episodet e formatit dhe nuk e di se sa gjatë do të qëndrojë në shtëpi.

Pas këtyre deklaratave, Sheki ka bërë një tjetër reagim që ka ngjallur kureshtje.

Në rrjetet sociale, ai shkroi: “Mos u mërzitni se sapo më lajmëruan që më paskan suspenduar, mu për këtë intervistë".

Kjo mbase nuk lejohet që konkurrentët t'i ndajnë detajet para nisjes së Big Brother.



Të ndryshme
Më shumë
Protestat e infermiereve në Tetovë, kontratat e punës do t’u vazhdohen deri në dhjetor 9 June 2025
E quajti "skelet", Selin reagon ashpër ndaj ndjekëses 27 September 2026
Franca shënoi Ditën e Bastijës me paradë madhështore ushtarake në Paris14 July 2026