Nga Vendi
9 October 2026
Mickoski: Identitetin tim maqedonas nuk e krijoi Jugosllavia

Kryeministri Hristijan Mickoski në emision “N’Dritë” në Alsat theksoi që nuk pret të ketë avancim për çështjen e ngërçit me Bullgarinë, ndërsa tha se problemi mbetet te identiteti, të cilin pala bullgare e konteston.

Mickoski tha se nuk mund të pranojë që identiteti maqedonas është krijim i Jugosllavisë.

“Identiteti është edhe emri i shtet, identitet është edhe gjuha ime, identiteti janë mbetjet e të parëve të mi, identiteti im edhe trashëgimia kulturore dhe historia e pasur maqedonase dhe të parët e mi të cilët me gjak e kanë paguar këtë që sot e jetojmë. Ndërsa këtë dikush e mohon dhe se gjuhë e tillë nuk ekziston dhe se është degë e ndonjë gjuhë tjetër. Se gjuha maqedonase është rezultat i vendimit të Kominternit Komunist dhe se gjithçka më herët i përket një identiteti tjetër dhe kështu me radhë. Kështu që jam maqedonas krenar dhe krenar për identitetin tim dhe paraardhësve të mi”, tha Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
Gjithsej 5196 të infektuar me COVID-19 në Maqedoni, këta janë qytetet me më shumë raste aktive22 June 2020
Trump u bëri thirrje vendeve të largohen nga Tribunali i Hagës! Ajo Gjykatë po i tejkalon kompetencat e saj... 25 September 2026
VMRO-DPMNE sulmon LSDM-në pas paraburgimit shtëpiak për Grubin: “Drejtësia të jetë joselektive”23 February 2026