Nga Vendi
9 October 2026
Fundjavë e zgjatur, e hëna ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qytetarët këtë fundjavë do të kenë një ditë më shumë pushimi. E hëna (12 tetor) do të jetë ditë jo pune, pasi do të festohet 11 Tetori - Dita e kryengritjes popullore.

Deri në fund të tetorit, do të ketë një ditë tjetër pushimi për të gjithë qytetarët – 23 tetori, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, e cila këtë vit bie të premten.

Ndryshe, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se do të propozojë ndryshime ligjore, me të cilat parashihen që të shkurtohen ditët e festave, ndërsa kundër këtij propozimi kanë dalë disa parti politike në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Tea Trifoni bën edhe një ndryshim, ndërhyn në gjoks 4 August 2021
Gashi: Do të negociojmë si koalicion, bashkërisht me ASH-në 4 August 2020
Kur duhet përdorur maska në Shqipëri sipas protokollit të shtetit shqiptar?16 June 2021