Nga Rajoni
9 October 2026
Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka njoftuar për vdekjen e Ali Ngucatit, të cilin e ka kujtuar me fjalë të zgjedhura, duke vlerësuar kontributin e tij në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gucati e ka cilësuar të ndjerin si burrë trim, luftëtar të orëve të para dhe bashkudhëtar të komandantit legjendar Adem Jashari.

Ai ka theksuar se Ali Ngucati do të kujtohet për fisnikërinë, trimërinë dhe dashurinë e palëkundur për atdheun.

“Sot Kosova humbi një nga shtyllat e saj më të forta”, ka shkruar Gucati, duke shtuar se njerëz të tillë mbeten përgjithmonë të gdhendur në historinë dhe kujtesën e vendit.

Në mesazhin e tij, kreu i OVL-UÇK-së ka shprehur nderimet për jetën, veprën dhe sakrificën e Ali Ngucatit, duke theksuar se liria dhe pavarësia e Kosovës mbartin mbi vete gjakun dhe kontributin e atyre që sakrifikuan për atdheun.

Për ndarjen nga jeta të Ngucatit, ka shprehur ngushëllime komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

 



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiq: Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht që përfshijnë edhe Kosovën21 July 2021
Ilindeni, mesazhe të ndryshme nga Mickoski dhe Filipçe për të ardhmen e vendit 2 August 2026
Lista e propozuar për ministra në qeverinë e re të RMV-së nuk do të ndryshojë24 August 2020