Nga Vendi
10 October 2026
Muhamet Elmazi dënon dhunën policore ndaj dy të rinjve nga Saraji

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi ka reaguar në lidhje me raportimet për dhunë ndaj dy të rinjve shqiptarë që vijnë nga po kjo komunë.

"Si Kryetar Komune, e dënoj çdo formë të përdorimit të dhunës dhe tejkalimit të kompetencave zyrtare. Ndaj plotësisht shqetësimin me familjarët për këtë ngjarje", shprehet Elmazi.

Ai shton se policia duhet të jetë gjithmonë mburojë e qytetarit, simbol i sigurisë, profesionalizmit dhe zbatimit të ligjit, kurrësesi burim frike apo pasigurie për të rinjtë tanë.

"Shpresoj dhe besoj se organet përgjegjëse, Kontrolli i Brendshëm dhe prokuroria, do të marrin të gjitha masat e nevojshme për ta zbardhur plotësisht këtë rast. Llogaridhënia dhe respekti ndaj qytetarit janë garancë e vetme për një shoqëri të sigurt dhe të drejtë", shkruan Elmazi.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe BDI ku kërkon përgjegjësi për dhunën ndaj të rinjve shqiptarë.

"Kërkojmë hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe transparent për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe përgjegjësi për çdo shkelje nga ana e zyrtarëve policorë. Heshtja dhe mungesa e përgjegjësisë nuk janë opsion!", shprehen nga BDI.

Ata po ashtu kërkuan dorëheqjen e zv.ministrit për punë të brendshme, Astrit Iseni.



Të ndryshme
Më shumë
Talat Xhaferi: Regjistrohu për të mirën tonë dhe të shtetit14 September 2021
Që nga fillimi i pandemisë rreth 6.000 persona humbën jetën nga COVID-19 në Maqedoni 3 September 2021
OBRM-PDUKM: Me Carovskën nuk ka as libra, as dëftesa, as plan për mbajtjen e mësimit18 August 2021