ShowBiz
10 October 2026
Bebe Rexha s’i harron traditat shqiptare, ia merr valles mes tupanave e daireve në dasmën e vëllait

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar një moment të veçantë familjar, martesën e vëllait të saj, në një atmosferë të mbushur me muzikë dhe tradita shqiptare.

Artistja është shfaqur duke kërcyer valle shqiptare në shtëpinë e saj, mes ritmeve festive dhe muzikës popullore, duke iu bashkuar familjarëve në këtë gëzim familjar.

Në pamjet e publikuara nga festa, Bebe shihet duke ia marrë valles së bashku me të afërmit, ndërsa atmosfera karakterizohet nga traditat që shoqërojnë dasmat shqiptare.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka folur edhe më herët me krenari për prejardhjen e saj, duke treguar se traditat dhe muzika shqiptare zënë një vend të veçantë në jetën e saj.



Të ndryshme
Më shumë
“BBC” dënohet për mashtrim ndaj Princeshës Diana20 August 2021
Korsitë M-Tag vetëm për etiketa elektronike, ndryshojnë rregullat e pagesës në pikat e pagesës14 June 2026
“Kam 1 vit e gjysmë i lidhur, hyra për famë”, ish-konkurrenti i Përputhen plas bombën16 June 2021