ShowBiz
10 October 2026
“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luizit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje

Në puntatën e kësaj të premteje në “Live me Luizin”, moderatori Luiz Ejlli riktheu një batutë, ku përmendet edhe Beatrix Ramosaj.

E ftuar në këtë puntatë ishte tezja e Beatrixës, këngëtarja e mirënjohur Albërie Hadërgjonaj.

Moderatori tentoi të telefononte Beatrixën, por kjo e fundit nuk u përgjigj, ndërsa Albërija telefonoi motrën e saj, Antigona Ramosaj, me të cilën Luizi pati një telefonatë, ku kërkoi dhe falje për batutën nëse ish-banorja e BBVIP 1 është ndjerë e prekur.

Luizi: Antigon. Dua të të them vetëm dy gjëra. E para, ku mund ta gjejmë Beatrix-ën?

Antigona Ramosaj: Beatrixa është në Miami për momentin, po merret me disa projekte. I ka bërë shumë mirë Amerika.

Luizi: Edhe mua më ka bërë punë Amerika. Njerëzit i kam andej, vetë jam këtu. Tani dëgjo, unë kam bërë një batutë me Beatrix-ën, ku ka përmendur edhe Kiarën time. E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixi. Nëse është mërzitur, sinqerisht i kërkoj falje, të duam shumë. Je shumë vajzë e mirë. A mundesh që kur të vijë nga Miami, t’i japësh Beatrixës një përqafim të madh nga unë dhe Kiara?



Të ndryshme
Më shumë
Vendi ku do të burgosen ata që refuzojnë të vaksinohen22 June 2021
Raporti OKB-së për drogën: Shqipëria e para në Evropë për kanabisin29 June 2021
Shkup: Gjykata Penale përgatiti 3.500 certifikata dhe vërtetime për kandidatët për kryetar të komunave22 September 2021