Nga Rajoni
10 October 2026
Hoxha nga Gjilani sulmohet nga qentë endacakë teksa shkonte në Xhami për të falur namazin

Imami nga Gjilani, Naser Halimi ka njoftuar se është sulmuar nga qentë endacakë në orët e hershme të mëngjesit, derisa po shkonte në xhami për ta falur namazin e sabahut.

Si pasojë e sulmit, Halimi ka pësuar lëndime trupore dhe ka përjetuar trauma.

Pas këtij rasti, ai u ka bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masa konkrete për trajtimin e problemit të qenve endacakë.

Sipas Halimit, qentë endacakë po paraqesin rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve, ndaj ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të veprojnë për të parandaluar raste të tilla.

Në reagimin e tij publik, Halimi ka përshkruar momentet e vështira të përballjes me qentë, duke theksuar se situata ishte tejet e rrezikshme.

“Sot në mëngjes, ka po shkoja për në xhami për ta falur namazin e sabahut, u sulmova nga qentë endacakë. Si pasojë e sulmit të qenve, unë mora lëndime trupore, përgjakje, shtypje…!Përveç lëndimeve në trup, kam fituar edhe trauma, ngase me të vërtetë ka qenë thuajse një luftë fyt më fyt me qentë endacakë”, ka shkruar Halimi.

 



Të ndryshme
Më shumë
“Gratë thonë se po hanë bar”, miliona fëmijë preken nga uria në Nigeri 6 August 2021
MPB: Në Prilep janë ndaluar dy persona për “blerje votash dhe ndikim në votime”19 October 2025
11 persona të arrestuar në Shkup për drogë, mes tyre një i mitur17 June 2026