Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetet sociale, ku shfaqet me një vello të bardhë
E veshur në të bardha dhe duke pozuar në rolin e modeles, Elijona duket si një yll, teksa ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj.
Por, krahas fotografive, vëmendje ka marrë edhe një koment nga njëri prej ndjekësve të saj.
Ajo e ka akuzuar Elijonën se po blen pëlqime false nga Bangladeshi, një pretendim që mbetet vetëm koment i ndjekësit.
Ndërkohë, ish-banorja nuk ka reaguar fare ndaj këtij komenti, duke e lënë pa përgjigje akuzën e bërë në rrjetet sociale.

