Nga Vendi
11 October 2026
Nga nesër "Safe City" fillon në këto qytete

Nga nesër, 12 tetor, sistemi "Safe City" do të fillojë në territorin e SPB - Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë, Dibër dhe Kërçovë.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas kontrolleve dhe testimeve, kamerat e sistemit do të lëshohen në përdorim në territorin e SPB Ohër, njofton Telegrafi.

"Pas kontrolleve teknike dhe testimet përfundimtare, kamerat e sistemit do të lëshohen në përdorim në territorin e SPB Ohër", thonë nga MPB duke bërë apel që shoferët t'i ndjekin dhe respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të ketë më shumë siguri në komunikacion.

Kujtojmë se sistemi "Safe City" filloi të funksionojë nga 1 shkurti i këtij viti, ndërsa periudha e adaptimit zgjati dy muaj kur qytetarët njoftoheshin për kundërvajtjet në komunikacion, kurse sistemi u testua dhe u avancua.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: S’ka arsye për të pranuar dorëheqjen e Filipçes dhe Hasanit 5 October 2021
BDI: Në kohë fushate kryeministri serb pritet në Shkup, kjo është dëshmi se vendi po "rrëshqet" drejt 'Botës serbe" 4 October 2025
Testet e shpejta për Kovid-19 do të kushtojnë 1.000 denarë18 October 2020