Nga Bota
12 October 2026
Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj: Duhet të vazhdojmë të ecim bashkërisht dhe të mbështesim njëra-tjetrën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj.

Sipas një njoftimi për media thuhet se ambasadori Malaj e uroi presidenten për zgjedhjen në detyrë dhe shprehu shpresën se gjatë mandatit të saj do të intensifikohen më tej marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

"Presidentja Shiroka-Pula theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të ecin bashkërisht dhe të mbështesin njëra-tjetrën. Ajo nënvizoi se, përveç rritjes së koordinimit në sferën e politikës së jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria edhe në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare", thuhet në njoftim.

 

 

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm. 



Të ndryshme
Më shumë
Dua Lipa po sjell bashkëpunim me divën e muzikës botërore dhe jo vetëm29 July 2020
Arjola Demiri shpërthen në lotë kur kujton fëmijët në Big Brother: “Edhe pak rriten, kam frik të mbes vetëm” 8 October 2021
Emanuela Daci në emër të ISIS- it pengon gratë shqiptare të kthehen 3 August 2021