Nga Vendi
12 October 2026
Forumi i Gruas në BDI: Gratë duhet të jenë pjesë e pandashme e vendimmarrjes

Roli i gruas në shoqëri dhe përfshirja e saj në proceset vendimmarrëse ishin në fokus të një takimi të zhvilluar me Forumin e Gruas, ku morën pjesë nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arta Bilalli-Zendeli, sekretari organizativ Nebi Rexhepi dhe shefi i shtabit, Jusuf Shaini.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e kontributit të grave në familje dhe në shoqëri, si dhe nevoja që ato të kenë një rol aktiv në përcaktimin e politikave dhe të së ardhmes së përbashkët.

“Gratë janë shtylla e shoqërisë dhe e familjes. Pa forcën, përkushtimin dhe kontributin e tyre, nuk ka familje të fortë, as shoqëri të suksesshme”, thuhet në mesazhin e përcjellë pas takimit.

Po ashtu, u nënvizua se gratë duhet të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse, jo vetëm si përfaqësuese, por edhe si kontribuuese aktive në hartimin dhe zhvillimin e politikave.

“Gratë do të jenë pjesëmarrëse në vendimmarrje dhe pjesë e pandashme e proceseve. Ato janë zëri që ndërton të ardhmen tonë të përbashkët”, ishte mesazhi i përcjellë në këtë takim.



Të ndryshme
Më shumë
Copernicus: Gushti i vitit 2026 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë10 September 2026
Kosovë/ Sot votohet në 18 komuna, gara e madhe për kryeqytetin 9 November 2025
Valbon Limani, vizion i qartë dhe mbështetje e gjerë qytetare 8 January 2026