Pavarësisht vëmendjes së madhe që ka marrë së fundmi pas publikimit të materialeve private dhe zhvillimeve që pasuan në rastin e kompozitorit Adrian Hila, këngëtarja Eli Fara, po vazhdon angazhimet e saj muzikore.
Ajo do të jetë pjesë e një mbrëmje muzikore”, ku do të performojë së bashku me Luiz Ejllin dhe Altin Shirën, siç bëhet e ditur në posterin e publikuar për aktivitetin.
Emri i Farës është shfaqur në videot intime të kompozitorit të njohur, me të cilin ka bashkëpunuar për shumë vite.

Foto: Instagram
Këngëtarja ka reaguar më herët, duke dënuar cenimin e privatësisë dhe duke kërkuar ndalimin e shpërndarjes së materialeve.
Ajo ka bërë të ditur se çështjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë.
Ndërkohë, hetimet për rastin Hila vijojnë, ndonëse Fara duket se po vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore.
Paraqitja e saj në koncert vjen në një kohë kur publiku dhe mediat vijojnë të ndjekin zhvillimet rreth kësaj çështjeje.