ShowBiz
13 October 2026
"7 ditë..." Monika Lubonja rikthehet pas skandalit me Adi Hilën

Pas ditëve të fundit, gjatë të cilave emri i saj është përfshirë në diskutimet për videot intime të kompozitorit Adrian Hila, aktorja Monika Lubonja është rikthyer me një publikim të ri në rrjetet sociale.

Aktorja ka ndarë në Instagram një video të realizuar në bashkëpunim me një biznes, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është një fjali që shqipton gjatë videos.

“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, shprehet Lubonja, duke përdorur shprehjen e njohur popullore.

Deklarata vjen në një moment kur aktorja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të materialeve private që kanë qarkulluar në internet. Për këtë arsye, fjalët e saj mund të interpretohen si një mesazh indirekt për situatën e krijuar dhe zhurmën mediatike që e ka shoqëruar.

Megjithatë, Monika nuk e përmend drejtpërdrejt çështjen e videove në këtë fragment, ndaj mbetet e paqartë nëse shprehja është zgjedhur qëllimisht si reagim apo është thjesht pjesë e përmbajtjes së videos promovuese.

Ky publikim vjen pasi persona të afërt me aktoren, mes tyre Ema Andrea dhe Meridian Ramçaj, kanë treguar publikisht se ajo e ka përjetuar rëndë situatën e ditëve të fundit, duke kërkuar që të respektohet privatësia e saj.



Të ndryshme
Më shumë
Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim17 September 2026
Nesër në Tetovë do të shfaqet filmi “Pasaporta” nën regji të Eduart Grishaj 5 May 2025
Zgjerohet hetimi për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan – Në fokus edhe dhënësi me qira i objektit28 May 2025