Nga Vendi
10 August 2020
Ali Ahmeti: Sa jemi afër, aq jemi edhe larg në bisedimet me LSDM

Kryetari i BDlsë, Ali Ahmeti pas takimit me kreun Socialdemokrat Zoran Zaev, në deklarat për media tha se bisedimet tani kanë filluar, por shpreson që palët të kenë vullnetin e fortë për t’i tejkaluar dallimet.

“Ne tani kemi filluar nuk ka shumë takime që janë bërë sot është takimi i dytë dhe unë shpresoj që të gjitha palët do të kenë vullnetin e fortë për t’i tejkaluar ato dallime, vështërsitë të cilat janë duke u menduar”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ndërsa për bisedimet me LSDM, kreu integrist tha se sa janë afër, aq janë edhe larg.

“Unë mendoj se sa jemi afër, aq jemi edhe larg, por gjithmon palët duhet të kenë parasysh interesat madhore të shtetit”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti./TV21



Të ndryshme
Më shumë
Nëna e Babis thyen heshtjen, tregon si është marrëdhënia mes dy familjeve16 September 2021
Jo vetëm Bregoviq, edhe Lepa Brena është në Shqipëri 23 August 2021
OVL e UÇK-së përkujton Tahir dhe Nebih Mehën, “sakrifica e tyre mbetet simbol i rezistencës shqiptare”13 May 2026