Këngëtarja Remzie Osmani ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet përkrah kunatës së saj, Xhevahire Osmani, bashkëshortes së Nexhat Osmanit.
Në fotografinë e publikuar, Xhevahirja tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj dhe veshjen me fustan të shkurtër, që i jep një pamje rinore. Ajo duket në formë të mirë, ndërsa të dyja shfaqen pranë njëra-tjetrës.
Remzie Osmani është ndër emrat e njohur të muzikës popullore shqiptare dhe herë pas here ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj personale.
Këtë herë, ajo ka publikuar një fotografi në shoqërinë e kunatës së saj.
