ShowBiz
13 October 2026
Jo për Leon, Lela lë Gjermaninë për një arsye të madhe!

Vetëm pak ditë pasi konfirmoi ribashkimin me Leon, Lela ka surprizuar ndjekësit me një tjetër lajm, këtë herë që lidhet me karrierën e saj.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka njoftuar se po largohet nga Gjermania për t’u rikthyer në Kosovë, ku e pret një angazhim i ri televiziv.

“Bye Bye Germany! Jam duke u kthyer në Kosovë për një super projekt. Shihemi shumë shpejt në TV”, ka shkruar Lela në Instagram, duke ngjallur kureshtje për atë që po përgatit.

Megjithatë, ajo ka preferuar të mos zbulojë më shumë detaje, duke lënë të hapur pyetjen se në cilin format televiziv do ta shohim së shpejti.

Ky zhvillim vjen në një periudhë mjaft interesante për Lelën, e cila së fundmi është rikthyer në krahët e Leos, pas një ndarjeje që kishte marrë vëmendje të madhe.

Kujtojmë se Prive By LS ishte ndër të parat që solli pamje të dyshes gjatë pushimeve në Shqipëri, kur ribashkimi ende nuk ishte konfirmuar publikisht.

Më pas, Lela u shfaq edhe në videoklipin e këngës “Don” të Leos, ndërsa vetëm pak ditë më parë, të dy publikuan një kolazh me momente romantike, duke e konfirmuar përfundimisht rikthimin e tyre.

“Disa gjëra në jetë kanë nevojë për kohë, distancë dhe heshtje, që të gjejnë sërish rrugën drejt vendit ku i përkasin”, kishte shkruar Lela, ndërsa Leo i ishte përgjigjur publikisht me një “Të dua”.

Madje, një ditë më parë, edhe Leo kishte publikuar një fotografi të përbashkët nga Gjermania, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Dita e fundit në Gjermani”.

Tashmë, mbetet të shihet se çfarë projekti e ka sjellë Lelën sërish në Kosovë dhe nëse ky angazhim do të shënojë një kapitull të ri edhe në karrierën e saj televizive.

Një gjë është e sigurt: pas zhvillimeve në jetën sentimentale, Lela ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta shohim sërish në ekran.

Jo për Leon, Lela lë Gjermaninë për një arsye të madhe!



Të ndryshme
Më shumë
27 vjet nga Konferenca e Rambujesë: rruga diplomatike që çoi Kosovën drejt lirisë 6 February 2026
BDI kritikon procesin përzgjedhës për Guvernatorin e Bankës Popullore: Shqiptarët as që përmenden për këtë post të lartë15 May 2025
Sindikata e Postave të Maqedonisë: Të punësuarve u rrezikohen vendet e punës 3 September 2020