Nga Rajoni
13 October 2026
Lirohen veteranët që u prangosën pas rastit me deputetin e VV-së

Veteranët, Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi janë liruar të hënën, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale,  ka vendosur sipas detyrës zyrtare për ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Kështu është bërë e ditur nga Gjykata për Klankosova.

Ata ishin arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi dhe dyshohen për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”.

 “Me datë 12.10.2026, gjyqtari i procedurës paraprake përmes Aktvendimit ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të pandehurve F.Z. dhe E.S dhe të pandehurit janë liruar menjëherë me datë 12.10.2026”, thuhet ndër të tjera në konfirmim.



Të ndryshme
Më shumë
Oksfordi publikon një studim mbi Covid-19: Çfarë do të ndodhë me maskat24 September 2021
OBRM-PDUKM për fushatën e Qeverisë: Të gjitha fotografitë janë shkarkuar nga interneti dhe kushtojnë 20 euro25 August 2021
Pse serbët i urrejnë shqiptarët: Shpjegon shkenctarja serbe Stojanovic27 August 2020