Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Mbretërisë së Spanjës, me ftesë të ambasadorit spanjoll në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Rafael Soriano Ortiz.
Me këtë rast, Ahmeti vlerësoi rëndësinë e Spanjës si partnere evropiane, duke theksuar vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve.
Ai përcolli urimet për popullin spanjoll, duke shprehur dëshirat për prosperitet, miqësi të qëndrueshme dhe thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit e të marrëdhënieve ndërmjet vendeve.