Nga Vendi
14 October 2026
Doganat e Maqedonisë: Në Tabanoc janë sekuestruar 1.7 kilogramë bizhuteri argjendi

Në pikën kufitare Tabanoc janë sekuestruar 1.7 kilogramë bizhuteri argjendi, përfshirë 595 unaza argjendi, të cilat autori i krimit i kishte fshehur me qëllim që t’i shmangej detyrimeve. Kundër tij do të iniciohen procedura përkatëse.

"Zyrtarët doganorë në pikën kufitare Tabanoc zbuluan deri në 595 unaza argjendi gjatë një kontrolli të makinës , të cilat autori i krimit i kishte fshehur nën sedilje me qëllim që të shmangte pagesën e detyrimeve", njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.

“Bizhuteritë me një peshë totale prej 1.7 kilogramësh janë sekuestruar, dhe kundër autorit do të iniciohen procedurat përkatëse. Vepra penale është regjistruar me kamera trupore”, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.



Të ndryshme
Më shumë
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni 5 July 2021
Sead Koçan kërkon që të falet nga shteti21 September 2021
Gorrie, mjeku që zbuloi sistemin e ftohjes së ajrit11 July 2020