ShowBiz
14 October 2026
Adri surprizon Ilirianën me dhuratën për përvjetorin e martesës

Çifti i dashur për publikun, këngëtarët Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu, të cilët fituan zemrat e të gjithëve gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova 2”, po festojnë përvjetorin e tyre të martesës.

Dyshja e njohur kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë më 13 tetor 2024.

Në këtë ditë të veçantë, Adri u kujdes t’i bënte një surprizë romantike partneres së tij, duke i dhuruar një buqetë me lule.

Iliriana ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në Instagram, ku shihet Adri me lule në dorë.

Përbri fotos, këngëtarja ka shprehur emocionet dhe dashurinë e saj me fjalët: “Faleminderit per kit dhurat se kom prit hiq te dua. Urime pervjetori marteses”.

Përveç kësaj surprize, Iliriana ka publikuar edhe një fotografi nga dita e tyre e dasmës, duke mbishkruar: “Urime shpirti jem”. /Prive By LS

Adri surprizon Ilirianën me dhuratën për përvjetorin e martesës

Adri surprizon Ilirianën me dhuratën për përvjetorin e martesës



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti: Fryma e Krushevës po zbehet, shqiptarët po margjinalizohen 2 August 2026
Mandati i fortë i Kurtit: Sfida e raportit me aleatët ndërkombëtarë16 January 2026
Elon Musk thirret nga autoritetet franceze në hetimin ndaj platformës X20 April 2026