Nga Rajoni
14 October 2026
Besimtarët nga Kosova nisen drejt qyteteve të shenjta të fesë Islame për kryerjen e Umres

Një grup besimtarësh nga Kosova është nisur sot drejt Arabisë Saudite, në kuadër të një organizimi të Bashkësisë Islame të Kosovës, për të vizituar dy qytetet më të shenjta të Islamit, Medinën dhe Mekën.

Sipas planit të udhëtimit, ndalesa e parë do të jetë në Medinë, ku besimtarët do të vizitojnë Xhaminë e Pejgamberit Muhamed a.s., si dhe vende të tjera me rëndësi historike për Islamin.

Pas qëndrimit në Medinë, grupi do të udhëtojë drejt Mekës, ku do të kryejë ritet e umres dhe do të qëndrojë pranë Qabes së Madhëruar.



Të ndryshme
Më shumë
Shërbimet Sekrete të Greqisë kanë shmangur një atentat ndaj kryeministrit Zaev20 September 2021
KSHZ caktoi seancë për ankesat e parashtruara për zgjedhjet e parakohshme19 July 2020
Ahmeti komenton deklaratën e Taravarit29 October 2021