ShowBiz
14 October 2026
Stresi i vë benzinë flakës, i “mëson” studentët si të përgatiten për protestë

Stresi ndoshta mund të ketë kontribuar në mesin e situatës së tensionuar në Tiranë.

Reperi i njohur, përkrahës i Partisë Demokratike të Sali Berishës, ka publikuar fotografinë e disa shisheve të mbushura me benzinë, të lidhura për mjete piroteknike, shkruan IndeksOnline.

Krahas fotografisë, Stresi ka shkruar se kjo është forma e vetme për të zmbrapsur policinë.

“Vetëm me këto i zbrapsni policët, e makinat, e çdo gjë. Jua garantoj 100%” shkroi Stresi.

Qysh dje, situata në Tiranë është tensionuar, me shumë protestues që kanë sulmuar me koktejë molotovi Bashkinë e Tiranës dhe tregun te Pazari i Ri.

Dhjetëra protestues janë shoqëruar në komisariat, teksa plot të tjerë kanë përfunduar në emergjencë.

Stresi i vë benzinë flakës, i “mëson” studentët si të përgatiten për protestë



Të ndryshme
Më shumë
Tayna flet për bashkëpunimet ndërkombëtare (VIDEO)22 August 2020
Bytyqi: Refugjatët afganë duhet integruar në shoqërinë kosovare18 August 2021
Enrik Mehmetit i jepet lamtumira e fundit, Edi Rama merr pjesë në ceremoninë e homazheve19 July 2026