Nga Bota
15 October 2026
Stambollin e merr uji: Përmbytjet masive shkaktojnë kaos, veturat “notojnë” nga vërshimet

Reshjet e dendura të shiut që përfshin Stambollin më 14 tetor 2026 kanë shkaktuar përmbytje masive, kaos në trafik dhe bllokim të shërbimeve publike.

Uji ka vërshuar në akse të ndryshme rrugore, nënkalime dhe stacione të metrosë.

Reshjet e dendura të shiut që goditën lagjen Ayazaga, në distriktin Sariyer të Stambollit, bënë që rrugët të mbuloheshin nga uji, ndërsa dhjetëra automjete të parkuara u morën nga vërshimet dhe u tërhoqën zvarrë nga rrjedha e ujit.

TRT Haber dhe media të tjera kanë publikuar pamje të reja të momentit kur rrugët u përmbytën dhe automjetet u bartën nga uji.

Siç është njoftuar qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos kalojnë në rrugë të përmbytura dhe të qëndrojnë larg zonave ku ekziston rreziku i vërshimeve.



Të ndryshme
Më shumë
Misajllovski: Refuzimi i dorëheqjeve nga Qeveria për rastin tragjik në Tetovë do të thotë se ata nuk kanë moral17 September 2021
Stefan Andonovski: “IA nuk është luks teknologjik, por përgjegjësi shtetërore”18 February 2026
Tashmë nuk ka më dyshime, publikohet letra e Messit ku kërkon largimin nga Barcelona (Foto)26 August 2020