Nga Vendi
15 October 2026
Pozitat e zv.ministrave, Kasami: Javën e ardhshme do të takohem me kryeministrin

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasmai ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet takimi i radhës me kryeministrin Hrisitjan Mickoskin.

Ai theksoi se në takim pritet të diskutohen çështje që lidhen me plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave, si dhe me emërimet në pozitat e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet ku ka nevojë për plotësim ose zëvendësim të tyre.

“Besoj që brenda javës tjetër do të jetë takimi i radhës me kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e VMRO-së si partner të koalicionit, ku do të bashkëbisedojmë për këto tema, pra edhe për zëvendësministrat dhe plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave, por njëherësh edhe për çështjet e tjera, më konkretisht për drejtorët dhe zëvendësdrejtorët, aty ku duhet plotësuar dhe aty ku duhet të bëhet zëvendësimi i tyre”, tha Kasami.



Të ndryshme
Më shumë
Raporti ditor: 421 raste të reja, 13 viktima dhe 395 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni14 October 2021
Osmani mandaton Kurtin për Qeverinë e re. Nis zyrtarisht faza e formimit të ekzekutivit11 February 2026
Spitalet në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Kërçovë të mbushur me pacientë27 August 2021