ShowBiz
15 October 2026
“I kam menduar trimat tanë në Hagë”, Labinot Rexha flet për përjetimet në BBVK

Këngëtari Labinot Rexha, në emisionin “Kosova Today’” ka folur rreth përjetimeve të tij në Big Brother VIP Kosova.

Pos momenteve të bukura, lozonjare e qesharake, Labi tha se ka pasur momente edhe kur nuk është ndjerë mirë, transmeton Klankosova.tv.

“Rasti kur kam menduar që trimat tanë janë në Hagë, dhe unë gjithmonë e kam shënuar në flokë UÇK, edhe aty më kanë prekur ato motrat dhe shumë persona të tjerë, që më thoshin se e bëj për vëmendje”, tha Rexha.Pos tjerash, Rexha tha se e ka prekur edhe rasti i akuzës që ka një fëmijë me një shtetase serbe.

Këngëtari nga Rahoveci ishte një nga banorët më të komentuar të spektaklit duke krijuar dinamika të shumta brenda shtëpisë së BBVK-së.



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ: Deri në ora 13:00, jehona e votuesve është 19,96% 2 November 2025
Ekskluzive: Arif Asani emërohet zëvendës drejtor në BSP21 November 2020
Osmani: Oferta politike e BDI-së është e vetmja me program 7 July 2020