Nga Vendi
15 October 2026
Teuta Arifi: Kosova ka nevojë për maturi politike dhe urtësi shtetërore

Ish-zëvendëskryeministrja e Maqedonisë së Veriut dhe ish-nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, ka reaguar përmes një analize politike me rastin e zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, duke vënë në fokus sfidat institucionale, raportet rajonale dhe nevojën për përgjegjësi shtetërore.


Në shkrimin e saj me titullin “Presidenca, shkenca dhe urtësia”, Arifi e vlerëson zgjedhjen e një gruaje në krye të shtetit si një dëshmi të rëndësishme për barazinë gjinore dhe përfaqësimin e grave në pozitat më të larta vendimmarrëse. Ajo thekson se tejkalimi i krizës institucionale në Kosovë kërkon kompromis dhe pjekuri politike, duke nënvizuar se “të bësh kompromis është shenjë e pjekurisë politike”.


Arifi vlerëson se Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe një udhëheqje të matur, veçanërisht në një periudhë të ndërlikuar të zhvillimeve ndërkombëtare. Sipas saj, ruajtja e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian mbetet e rëndësishme, ndërsa ndryshimet gjeopolitike kërkojnë kujdes dhe koordinim të vazhdueshëm.


Një vëmendje të veçantë në analizën e saj, ish-zëvendëskryeministrja i kushton edhe marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe lidhjeve politike e institucionale të Kosovës me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ajo nënvizon se këto raporte duhet të mbështeten në interesa strategjike dhe bashkëpunim afatgjatë, e jo të kushtëzohen nga interesat personale apo rivalitetet e udhëheqësve politikë.
Në përfundim, Arifi rikthehet te rëndësia e bashkimit të dijes me urtësinë, duke iu referuar mendimit të shkrimtarit dhe shkencëtarit Isak Asimov se “shkenca përparon në dije më shpejt sesa shoqëria në urtësi”. Sipas saj, në periudha të vështira politike, maturia dhe racionaliteti janë thelbësore për të garantuar stabilitetin institucional dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria sot pritet të propozojë emrin e kryeprokurorit të ri10 March 2026
Krerët e spektrit politik në Maqedoninë e Veriut urojnë fitoren e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje29 December 2025
Protestat e studentëve përshkallëzohen në Francë, mbi 400 shkolla mbeten të mbyllura 2 October 2026