ShowBiz
16 October 2026
“Kjo është jeta miku im”, Egzoni rikthehet me video, me dhimbjen për Laurentin

Më shumë se një muaj pas ndarjes nga jeta të mikut të tij, Laurentit, Egzon Sahiti është rikthyer në rrjetet sociale me postim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Rikthimi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa në komentet e publikuara në rrjetet sociale, ndjekësit kanë reaguar me mesazhe mbështetëse dhe fjalë që lidhen me periudhën e vështirë që ai po kalon.

“Mirë se u riktheve”, i shkruan njëri prej ndjekësve, ndërsa Egzoni i përgjigjet: “Kjo është jeta, miku im”, duke shoqëruar mesazhin me një emoji zemër të thyer.

Një tjetër ndjekës i shkruan se jeta vazhdon dhe se duhet të ketë plane të tjera e të ndjekë suksesin. Përgjigjja e Egzonit ishte: “Allahu e din ma mirë…”.

Komentet kanë ngjallur reagime, ndërsa fjalët e Egzonit pasqyrojnë dhimbjen që mund të shoqërojnë rikthimin në përditshmëri pas humbjes së një personi të afërt.

“Kjo është jeta miku im”, Egzoni rikthehet në rrjete me dhimbjen për Laurentin“Kjo është jeta miku im”, Egzoni rikthehet në rrjete me dhimbjen për Laurentin

“Kjo është jeta miku im”, Egzoni rikthehet në rrjete me dhimbjen për Laurentin



Të ndryshme
Më shumë
A do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti i AfD-së pas fitores në zgjedhje14 September 2026
SPB Tetovë: Për një muaj janë bërë më shumë se 1.200 shkelje në komunikacion 2 November 2021
Veles, kallëzim penal ndaj një personit për shkak të organizimit të dasmës11 August 2020