Nga Vendi
11 August 2020
Llukarevska dhe Kostovski japin dorëheqje

Sanja Llukarevska dhe Martin Kostovski, të cilët u bënë deputetë pas zgjedhjeve parlamentare, dhanë dorëheqje nga posti drejtorit në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Gazetën Zyrtare. Llukarevska dhe Kostovski konfirmuan për Alsat se nuk janë më në krye të këtyre institucioneve. Faruk Omeri tani është emëruar ushtrues i detyrës drejtor i DAP-it, ndërsa Tatjana Lalçevska ushtruese detyre drejtore e Gazetës Zyrtare. Tërheqja nga detyra është sepse funksioni i deputetit është i tillë që nuk mund të kesh edhe pozitë tjetër. Pas formimit të qeverisë së re, do të dihet nëse Llukarevska dhe Kostovski do të kthehen në pozicionet e tyre në këto institucione apo do të mbeten deputetë.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, mbi 11 mijë vaksina të aplikuara brenda 24 orëve27 August 2021
Osmani-Kofod: Danimarka është partner serioz, mik i sinqertë dhe mbështetës i fortë i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut 1 September 2021
Teuta Arifi e pranon humbjen në Tetovë: Uroj sukses për udhëheqësinë e re të komunës31 October 2021