Nga Rajoni
16 October 2026
Protestat e dhunshme, Ambasada e Izraelit në Tiranë pezullon punën

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar se do të qëndrojë e mbyllur nga dita e sotme e deri në një afat të pacaktuar, si pasojë e situatës së krijuar nga protestat në kryeqytet.

Në një njoftim zyrtar të publikuar në faqen e saj, përfaqësia diplomatike bën me dije se ky vendim merret si masë sigurie. Po ashtu, ambasada ka vënë në dispozicion një numër telefoni celular emergjence për të gjithë qytetarët që mund të kenë raste të ngutshme gjatë kësaj periudhe.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata. Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi kontaktoni numrin celular të emergjencës të Ambasadës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do të ofrojmë përditësime të mëtejshme sipas nevojës”, thuhet në njoftim.

 



Të ndryshme
Më shumë
Melinda po vjen me një duet me reperin e njohur22 August 2020
Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut10 September 2026
Valon Syla: VV do të bie pas 5 ose 6 muajsh23 July 2021