Nga Vendi
11 August 2020
Mickoski tregoi se sa herë është takuar me Ali Ahmetin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencë për media ka treguar se me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti janë takuar vetëm një herë.

Në këtë takim, sipas asaj që e deklaron Mickoski, Ahmeti e ka njoftuar se do të fillojë negociatat për formim të Qeverisë me liderin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaevin.

“Me zotëri Ali Ahmeti kam pasur një takim përfarsësisht një orësh, javën e kaluar në kuadër të Kuvendit. Në atë taki, zotëri Ahmeti më njoftoi se do të fillojë negociatat me LSDM-në, me arsyetimin se ajo është partia e cila ka fituar në bllokun maqedonas. Unë i thash, se nuk pajtohem sepse partia që fitoi te maqedonasit është VMRO-DPMNE-ja dhe bindshëm fitoi. Por, në rregull, ai është mendim i tij dhe unë i dëshirova suksese në negociatat”, tha Mickoski.

Se pse po mendon se VMRO-DPMNE-ja është fituese, Mickoski tha se pas verifikimit të mandateve doli se partia e tij ka 40 deputetë, kurse LSDM-ja ka 32. /TV21



Të ndryshme
Më shumë
Pacolli: Njerëzit që më kanë braktisur e tradhëtuar, në fund kanë dështuar20 October 2021
Ohër: Turistët nga Serbia dhe Turqia lirohen nga pagesa e parkingut 1 July 2021
Kurti pret deputetë britanikë, merr mbështetje për Kosovën në integrimet euroatlantike 4 July 2025