Nga Vendi
17 October 2026
Nga e hëna nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni

Të hënën pritet të nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa aplikimi për imunizim tashmë është hapur përmes sistemit elektronik „Termini Im”.

Deri më tani kanë mbërritur 30 mijë doza vaksinash kundër gripit, ndërsa deri më 15 nëntor pritet të sigurohen edhe 26 mijë të tjera.
Synimi i autoriteteve shëndetësore është që këtë sezon të sigurohen gjithsej 80 mijë doza.

Përparësi do të kenë personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësorë dhe fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç. Shpërndarja do të bëhet sipas prioriteteve mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet presin edhe mbërritjen e vaksinave të reja BCG, të cilat përdoren për mbrojtjen e të porsalindurve nga tuberkulozi.

Furnizimi i mëparshëm ishte ndërprerë përkohësisht si masë kujdesi, pas raportimit të katër rasteve të osteomielitit te fëmijët në Kroaci.

Sipas njoftimit, përmes UNICEF-it janë siguruar sasi të vaksinës BCG nga një prodhues japonez, ndërsa dozat e reja pritet të mbërrijnë brenda pak ditësh.



Të ndryshme
Më shumë
Masat antiCOVID, votohet në Kuvend nevoja e ndryshimeve ligjore28 October 2020
Rifillon projekti energjetik Shqipëri–Maqedoni e Veriut, ndërtohet linja strategjike 400 kV 3 April 2026
Vapa rekorde detyron rajonin kanadez t’i mbyllë shkollat dhe universitetet29 June 2021