Nga Rajoni
17 October 2026
24 të lënduar nga protestat në Shqipëri, kjo është gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me protestuesit dhe policët e plagosur gjatë protestave studentore në Tiranë por edhe në qytetet e tjera ku janë zhvilluar protesta në Shqipëri.

Siç shkruan Euronewsal, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit mes të lënduarve janë 8 policë, 10 protestues dhe 3 kalimtarë.

Lidhur me të riun i cili u plagos nga policia shqiptare para Ministrisë së Arsimit, bëhet me dije se 21-vjeçari është nën monitorim dhe se nuk rezulton me rrezik për paralizë ose për ndërhyrje kirurgjikale.

Në spitalin rajonal të Vlorës 3 persona kanë marrë ndihmë mjekësore.

Mes tyre edhe një polic. Ndërkohë në qytetin e Lezhës është lënduar një e mitur e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali.



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti takon Johannes Hahn, integrimi evropian mbetet prioritet strategjik26 February 2026
Vazhdon “gara” për formimin e qeverisë, kush do jetë kryeministër? 8 August 2020
Britania ashpërson rregullat e emigracionit: 10 vjet pritje për qëndrim të përhershëm 3 November 2026