ShowBiz
18 October 2026
Martohet aktori i njohur i “Bashkallajk”, dasma bëri bashkë edhe kolegët e serialit

Mbrëmja e djeshme ishte e veçantë për aktorin Behar Nesimi, i njohur për publikun nga seriali humoristik “Bashkallajk”.

Ai festoi dasmën me Loreta Veselin, në një ceremoni ku nuk munguan muzika, vallëzimi dhe atmosfera festive.

Pjesë e kësaj nate ishin edhe aktorët e “Bashkallajk”, të cilët këtë herë lanë anash skenarin dhe iu bashkuan festës me këngë e valle.

Martohet aktori i njohur i “Bashkallajk”, dasma bëri bashkë edhe kolegët e serialit

Për atmosferën u kujdesën Ganja me ProBand, ndërsa pamjet nga dasma tregojnë momente të bukura të çiftit mes familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Nuk mungoi as tradita e hedhjes së parave gjatë vallëzimit, me nusen që mori vëmendjen në fustanin e saj të bardhë. /Prive By LS



Të ndryshme
Më shumë
BDI: VLEN-i po i poshtëron shqiptarët, në përpjekje për t’ia bërë qefin kryeministrit 8 May 2025
Osmani takoi krerët e Kazakistanit, bashkëpunimi ekonomik në fokus13 September 2021
MPB: 359 shkelje për mos-mbajtje të maskës24 July 2020