ShowBiz
18 October 2026
Jul Deda: Propaganda po tenton ta qetësojë protestën, “tani është tepër vonë për show skandinav”

Aktori Jul Deda ka reaguar përmes një postimi lidhur me protestën, duke pretenduar se propaganda po tenton të ndikojë në qetësimin e saj.

Ai ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po tentohet të paraqitet protesta si një tubim i qetë, duke e krahasuar me protestat e Lulzim Bashës, shkruan Indeksonline.

Deda pretendon se janë bërë përpjekje që protestuesit të paraqiten si familjarë dhe paqësorë, madje edhe përmes studiove televizive dhe në terren.

“Por tani është tepër vonë për show skandinav”, ka shkruar ai, teksa në fund të reagimit ka lënë edhe një paralajmërim: “Kujdes…!”



Të ndryshme
Më shumë
UEFA kërcënon me bojkot të Kupës së Botës, përplasje e hapur me FIFA-n për planin e privatizimit30 July 2026
Fushata zgjedhore: VLEN dhe AKI tubime në Shkup, VMRO-DPMNE në Vevçan, Strugë dhe Resnjë, LSDM në Llozovë, Karbinci dhe Probishtip30 September 2025
Vjosa Berisha ka një mesazh për gratë që po përballen me kancer: Unë po e vazhdoj jetën njëjtë, duhet ta gjeni forcën17 August 2021