Nga Rajoni
19 October 2026
“Protesta është misioni i çlirimit të këtij kombi”, Berisha: Rama ka djegur ëndrrat e 720 mijë të rinjve

Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat nga SPAK, ku shkoi për masën detyrim paraqitjeje, se PD do të vazhdojë të mbështesë revoltën e të rinjve deri të fitoren e saj dhe largimin e Edi Ramës.

Berisha u shpreh se Rama është njeriu që ka djegur ëndrrat e 720 mijë të rinjve të cilët janë detyruar të marrin rrugët e botës për shkak të keqqeverisjes.

“Revolta është shpëtimi i Shqipërisë, po në këtë mes ky institucion kushtetues (SPAK) mund të kishte luajtur një rol të rëndësishëm por është shndërruar në organizatë partie. Ka gëzuar mbështetjen më të madhe ndërkombëtarë, por ishin dhe mbeten një organizatë e shpifur e PS.

Zjarrvënësi më i madh në historinë e kombit është Edi Rama, është ai që ka djegur ëndrrat e 720 mijë të rinjve shqiptarë të cilët ëndrrën më të bukur të tyre për të lumturuar familjen e morën rrugëve të botës. Protesta, revolta është misioni i çlirimit të këtij kombi ndaj vlerësoni duke bërë krahasimet. Ai është përgjegjësi i kësaj katastrofe ndaj PD mbështet me të gjithë forcën këtë revoltë deri në fitoren e saj”, tha Berisha. /euronews/



Të ndryshme
Më shumë
Shumë kritika e pak lëvdata për masat lehtësuese për çmimin e naftës në Gjermani19 September 2026
Vazhdon aksioni për pastrimin e Shkupit 8 November 2025
Rexhepi: Levizja Besa e gatshme për Qeveri të re, pa BDI-në26 October 2021