Nga Rajoni
19 October 2026
"Kosova po pret", Çitaku: Në Apel presim të vendoset drejtësi

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për media para nisjes së mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane.

Çitaku u paraqit me një bluzë me mbishkrimin “Kosova po pret”, ndërsa lidhur me zhvillimet e 16 shtatorit në Hagë, deklaroi se ajo që ndodhi atë ditë përbën, sipas saj, krim ndaj drejtësisë, transmeton Klankosova.tv.

"Pikërisht ky që shkruan "Kosova po pret". Dhe ne presim që në Apel, të vendoset drejtësi, sepse ajo se çka ka ndodhur më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë. Është krim ndaj historisë, dhe krim i cili ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë", tha Çitaku.



Të ndryshme
Më shumë
GJKKO gjobit Bardh Spahinë për moszbatim vendimi gjyqësor në Bashkinë Shkodër17 April 2026
“Aktivizoni verifikimin me dy hapa”, nëse keni problemet me llogaritë në WhatsApp28 September 2026
Çfarë po ndodh? Irani lëshon urdhër ar rest ndaj presidentit Trump29 June 2020