Nga Vendi
20 October 2026
Sela: Shqiptarët ta mbështesin Arkin Jahijun

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela u ka bërë thirrje shqiptarëve, veçanërisht diasporës, që të mbështesin kandidatin shqiptar, Arkin Jahiju, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës.

Sela theksoi se fitorja e një kandidati shqiptar në këtë komunë është e rëndësishme, ndërsa shprehu publikisht gatishmërinë për të qenë në dispozicion të Jahijut gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve.

“Pa marrë parasysh gjithçkaje, shqiptarë, ju lutem, diaspora, ju lutem, është shumë e rëndësishme që në Bërvenicë të fitojë kandidati shqiptar. Këtë garë e udhëheq Arkin Jahiju. Dhe po e them publikisht, jam në dispozicion të shqiptarit Arkin Jahiju në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, si ta mendojë ai”, deklaroi Sela në "Shenja".

Sela gjithashtu e cilësoi si skandaloze deklaratën e zëdhënësit të VLEN-it, Driton Sulejmani, lidhur me qëndrimin e kësaj partie për mbështetjen e kandidatëve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës.

“Skandaloze. Deklarata e Driton Sulejmanit, zëvendësministrit të Arsimit, është deklaratë prej një servili dhe është një deklaratë e një pakurrizori, i cili deklaroi se kryesia e VLEN-it do të diskutojë në atë drejtim se kush do të përkrahet në raundin e dytë. Folën qytetarët e Bërvenicës, folën qartazi. Dhe këtu nuk është më çështje e qëndrimit të subjekteve politike. Kanë folur qytetarët dhe ne vetëm duhet të dëgjojmë zërin e tyre”, deklaroi Sela.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev për Kurtin: Nëse përplasemi me Kosovën, duhet edhe me Hungarinë për shkak të azilit24 September 2021
“Mbrëmja shqiptare” në NBA, kultura jonë prezantohet në skenën e Chicago Bulls 3 April 2026
"Me lejen e Zotit do arrijmë edhe më lart", Erdogan: Turqia po kryen revolucion në mbrojtje 3 October 2026