Nga Bota
20 October 2026
Protesta në Itali për rritjen e çmimeve të karburanteve, bllokohen rrugët dhe portet

Italia është përfshirë nga një valë protestash për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, ku shoferët e kamionëve dhe fermerët kanë bllokuar rrugë dhe porte në disa rajone të vendit.

Në Napoli, protestuesit bllokuan rrugët që çojnë drejt portit tregtar, duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës. Protestat janë përhapur edhe në Sicili, Kalabri, Bazilikatë dhe Pulia.

Bllokadat kanë shkaktuar ndërprerje në furnizimin me ushqime, ndërsa supermarketet po raportojnë mungesa të produkteve të freskëta.

Fermerët paralajmërojnë humbje të mëdha financiare për shkak të vështirësive në vjeljen dhe transportimin e produkteve bujqësore.

Shoferët e kamionëve kërkojnë uljen e çmimeve të karburanteve dhe rritjen e tarifave të transportit, duke kërkuar nga autoritetet masa konkrete për përballimin e kostove në rritje.

Ministri italian i Transportit, Matteo Salvini, ka premtuar lirimin e subvencioneve qeveritare të ngrira, si dhe zhvillimin e bisedimeve me sindikatat të martën, me synimin për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e protestuesve.

Ndërkohë, tensionet vazhdojnë edhe në Milano, në veri të Italisë. Autoritetet po planifikojnë dërgimin e 500 ushtarëve në qytet dhe po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së shtetrrethimit, në përpjekje për të përballuar situatën e krijuar. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Trajanov propozon Kuvend me 90 ulëse dhe një njësi zgjedhore30 August 2020
BDI: Në Shtip u kremtua 111 vjetori i pushtimit serb të Maqedonisë, dëshmi që jemi larguar nga vlerat euroatlantike dhe afruar me “Botën serbe” 4 July 2025
Sherr masiv në Parlamentin Shqiptar, deputeti i PD përplaset fizikisht me ish-ministrin e Brendshëm22 October 2026