Nga Vendi
21 October 2026
VLEN: Për herë të parë, biblioteka e Tetovës merr status universitar

Me vendim të Qeverisë biblioteka “Koço Racin” në Tetovë, për herë të parë, bëhet bibliotekë universitare, thonë nga VLEN.

Nga atje thonë se studentët dhe profesorët do të kenë më shumë mundësi për të studiuar dhe për të bërë punë shkencore.

"Përgatitja për provime, shkrimi i një teme diplome apo puna për një hulumtim shkencor kërkojnë literaturën e duhur. Me statusin universitar, biblioteka do të mund t’u përgjigjet këtyre nevojave, duke vazhduar t’u shërbejë edhe të gjithë qytetarëve.

Pas çdo studenti qëndron edhe mundi i familjes së tij. Po punojmë që studentët dhe familjet e tyre të kenë mbështetjen e duhur dhe të rinjtë mundësi për t’u zhvilluar këtu, në vendlindje. Për këtë jemi në qeverisje dhe për këtë punojmë çdo ditë", thonë nga VLEN.



Të ndryshme
Më shumë
Borell dhe Lajçak takojnë Kurtin dhe Bislimin15 June 2021
Osmani: BDI mori 105 mijë vota, 20 mijë më shumë se 201718 October 2021
Tetova fiton një ndër ministritë më të fuqishme në vend, Besimi pranon funksionin ministër i Financave31 August 2020