Nga Rajoni
21 October 2026
Protesta në Tiranë, 58 të arrestuarit dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë

58 personat e shoqëruar nga Policia gjatë protestës në kryeqytet pritet të dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre.

Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e 13 personave të arrestuar në kuadër të protestave të ditëve të fundit, duke caktuar masa më të lehta sigurie.

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë, por urdhëroi lirimin e menjëhershëm, me kusht që të mos mbahen për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi.

Sot pritet të shqyrtohet në gjykatë çështja e 58 personave të tjerë të shoqëruar nga Policia, ndërsa ende pritet vendimi për masat e sigurisë ndaj tyre. 



Të ndryshme
Më shumë
Pas plagosjes në protestë, Bes Kallaku sjell lajme të reja për Erjonin25 October 2026
Kasami: Nuk do të lejojmë ndërtime pa leje në Tetovë25 October 2021
Dështon edhe tentimi i dytë i VMRO për ta shkarkuar Amir Dalipin23 June 2020