ShowBiz
21 October 2026
Dikur modelja më e bukur në Kosovë, kështu duket sot Zana Krasniqi

Zana Krasniqi është ish-Miss Universe Kosova dhe një nga emrat e njohur të skenës së bukurisë në vend.

Ajo ka marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare dhe ka punuar si modele në New York, duke bashkëpunuar edhe me fotografin e njohur Fadil Berisha.

Sot, Zana qëndron larg vëmendjes publike dhe i kushtohet jetës familjare. Ajo është bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve, ndërsa në paraqitjet e saj vazhdon të ruajë tiparet që e karakterizonin gjatë karrierës si modele.

Gjatë viteve kur ishte aktive në botën e modës, Zana shpesh krahasohej me aktoren Angelina Jolie për tiparet e saj. Edhe pse tashmë është tërhequr nga jeta publike, ajo mbetet një nga emrat që kujtohen nga skena e bukurisë në Kosovë.

Dikur modelja më e bukur në Kosovë, kështu duket sot Zana Krasniqi



Të ndryshme
Më shumë
Sela: Arsimtarët shqiptarë në Krushevë janë heronjtë që ruajtën gjuhën dhe identitetin kombëtar10 October 2025
iPhone 12 i artë që kushton 24 mijë dollarë 3 August 2020
Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni22 November 2021