Teknologji
21 October 2026
Të shan edhe në shqip: Pyetja që po ia bëjnë njerëzit ChatGPT-së

Jemi mësuar t’i kërkojmë ChatGPT-së këshilla, informacione e zgjidhje për problemet tona, por një trend që po qarkullon në rrjetet sociale po e përdor inteligjencën artificiale për diçka krejt tjetër: për të na sharë!

Gjithçka nis me një kërkesë të thjeshtë, përmes së cilës përdoruesit i kërkojnë ChatGPT-së t’i analizojë bazuar në bisedat e mëparshme dhe më pas t’i tallë pa asnjë filtër.

E pjesa më interesante? Mund t’i kërkoni që këtë ta bëjë në shqip, madje duke përdorur zhargonin dhe sharjet tona.

Nëse doni ta provoni, mjafton ta kopjoni këtë tekst dhe ta dërgoni në ChatGPT:

“Based on everything you know about me, roast me and don’t hold back. Say it in Shqip slang and add way more Shqip swear words.”

Rezultati mund t’ju befasojë! Nga zakonet e përditshme te pyetjet e çuditshme që keni bërë, ChatGPT mund t’i kthejë detajet e bisedave tuaja në një lumë batutash, ironish dhe sharjesh.

Natyrisht, përgjigjet varen nga informacionet që ChatGPT ka në dispozicion për ju. Sa më shumë kontekst të ketë nga bisedat e mëparshme, aq më personale mund të bëhen talljet.

A do të guxonit ta provonit dhe ta shihnit çfarë mendon ChatGPT për ju, pa dorashka? 



Të ndryshme
Më shumë
ASH-ja i reagon ministrit Jeton Shasivari për provimin e jurisprudencës: Në shkurt e mbroje, në tetor e përgjysmove!21 October 2026
Flet studentja që u akuzua për keqtrajtim të kafshëve në Kopshtin Zoologjik në Shkup29 October 2021
Personat që refuzojnë të regjistrohen i pret dënim, regjistruesit tentojnë t’i bindin21 September 2021