Nga Rajoni
21 October 2026
Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët që plotësojnë kushtet

Qeveria shqiptare do të paguajë 50% të qirasë për të gjithë studentët që plotësojnë kushtet.

Kështu ka njoftuar kryeministri Edi Rama gjatë takimit me drejtuesit e bankave, sipas të cilit kjo parashikohet në draft-ligjin për strehimin social dhe të përballueshëm, i cili synon të lehtësojë barrën financiare të studentëve përballë rritjes së çmimeve të qirave, veçanërisht në Tiranë.

“Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në 97. Ne do ti adresojmë problemet duke nxjerrë një për një detyrat. Detyrat për ligjin për strehimin social dhe të përballueshëm, ku do na duhet edhe bashkëpunimi me ju. Është një ligj i ri që adreson edhe problematikën e studentëve, sepse qysh në programin e Qeverisë dhe një muaj e kusur më parë ne materializuam këtë draft duke krijuar një qasje krejt të re me rritjen e çmimeve dhe pamundësinë e studentëve për të paguar, pa iu marrë tërësisht frymën prindërve, qiratë në Tiranë”.

“Qeveria do të futet për të paguar 50% të qirasë për të gjithë ata studentë që i plotësojnë kushtet që janë të lidhura me kriteret. Nga ana tjetër janë pjesë të tjera të ligjit që lidhen me mbështetjen me kredi me interes zero për çiftet e reja për një apartament deri në një çmim të caktuar, dhe po kështu për profesionistët e rinj”, ka deklaruar Rama, raporton A2.



Të ndryshme
Më shumë
Pandemia COVID-19, çfarë thotë raporti i OKB: Është koha që… 1 August 2020
A mund ta shkëputet Turqia nga energjia ruse? Varësia e lartë dhe presioni i Perëndimit 5 October 2025
Selmani: Qytetarët më pozitiv në Maqedoni janë shqipëtarët24 September 2021