Nga Rajoni
21 October 2026
Gani Geci përfundon në spital

Gani Geci është shoqëruar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, pas disa shqetësimeve shëndetësore.

Burime të IndeksOnline pohojnë se Geci shfaqi shqetësime me zemrën, teksa u dërgua me urgjencë në spital.

Të njëjtat burime pohojnë se Geci po trajtohet në repartin adekuat, për luhatje të tensionit.

Problemi shëndetësor i Gecit u shfaq dje pas orës 6, me ç’rast njësitet relevante e shoqëruan në spital.

Kujtojmë se atij iu shqiptua masa e paraburgimit për një muaj, pas kanosjes që i kishte bërë gazetarit Lirim Mehmetaj./IndeksOnline/



Të ndryshme
Më shumë
Rodri refuzoi Real Madridin, por tregon detaje nga telefonata e veçantë me Mourinhon15 September 2026
Britania ndalon reklamat televizive, online të ushqimeve të pashëndetshme para orës 21:0025 June 2021
Nga kontratat e përkohshme në punësime të përhershme, ja kush përfiton dhe kush përjashtohet nga ky propozim-ligj31 October 2026