Nga Bota
22 October 2026
Rriten çmimet e naftës pas sulmit ndaj një fushe nafte në Arabinë Saudite

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 2 për qind, pasi një sulm me dron ndaj fushës së naftës Shaybah të kompanisë saudite "Aramco" shtoi shqetësimet për ndërprerje të mëtejshme të furnizimit me energji.

Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, tregtohej me 111,40 dollarë për fuçi, me një rritje prej 2,4 për qind, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 2,22 për qind, në 99,30 dollarë për fuçi.

Sulmi, ku humbën jetën dy persona, riktheu shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës energjetike në Lindjen e Mesme, duke ndihmuar në rimëkëmbjen e çmimeve të naftës pas humbjeve të mëparshme.

SHBA-ja urdhëroi disa pjesëtarë të personelit dhe familjarë të tyre të largoheshin nga misionet e saj diplomatike në Arabinë Saudite, duke shtuar shqetësimet për tensionet rajonale.

Ndërkohë, sulmet masive me dronë nga Ukraina, që këtë javë shënjestruan infrastrukturën ruse të naftës, e shtuan pasigurinë lidhur me perspektivën e furnizimit. /AA/



Të ndryshme
Më shumë
Gjysmëfinalet e para në Ligën e Evropa dhe Ligën e Konferencës 1 May 2025
KSHZ sot shpallë rezultatet e plota përfundimtare të votimit në të gjitha komunat28 October 2025
Nuhiu për ekspertët gjermanë: Kujt t’i besojmë nëse nuk i besojmë Qeverisë Federale Gjermane15 September 2021