ShowBiz
22 October 2026
Vedat Bajrami padit Xhulin për shpifje dhe fyerje

Vedat Bajrami ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore ndaj Xhulit, pas deklaratave të saj në podcast-in e fundit, të cilat i konsideron shpifëse dhe fyese.

Sipas pretendimeve të palës së Vedat Bajramit, deklaratat e bëra nga Xhuli në podcast kanë cenuar rëndë dinjitetin dhe personalitetin e tij. Për këtë arsye, Bajrami ka vendosur që çështjen ta adresojë përmes procedurave ligjore, duke ia besuar trajtimin Gjykatës Kompetente.

Ndërkohë, përfaqësuesja e tij ligjore ka bërë të ditur se autorizimi i saj kufizohet në përfaqësimin e Bajramit para gjykatës dhe se nuk është e autorizuar të japë detaje të tjera për rastin.

“Autorizimi im nga z. Vedat Bajrami kufizohet në përfaqësimin e tij para gjykatës. Nuk jam e autorizuar të konfirmoj apo të bëj publike informacione lidhur me këtë çështje. Qëndrimet tona do t’i paraqesim në gjykatë, në kuadër të autorizimit dhe besimit që më është dhënë”, thuhet në deklaratën e saj.

Tashmë, çështja pritet të trajtohet në rrugë ligjore, ndërsa pretendimet e palëve do të shqyrtohen nga organet kompetente.



Të ndryshme
Më shumë
A duhet të punojnë gratë në menopauzë? Zvicra po kërkon që grave t'u mundësohet edhe puna nga shtëpia14 October 2026
Edi Rama prezanton përbërjen e kabinetit të ri qeveritar – këta janë emrat e ministrave 2 September 2021
Qyteti i Shkupit ndau buxhet prej 70 mijë euro për dekorimin festiv dhe programin e Vitit të Ri23 November 2025